![Rritet numri i te punesuarve nen 18 vjeç, dominon sektori i sherbimeve Rritet numri i te punesuarve nen 18 vjeç, dominon sektori i sherbimeve](images/news/te rinjte nen 18 sherbim.png)
Sezoni turistik, OSHEE 5 milion dollare investime ne Dhermi dhe Himare
Administratori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, Adrian Çela, i shoqëruar dhe nga drejtori i Operatorit të Transmetimit Engjëll Zeqo, ka inspektuar te enjten punimet që po kryhen për ndërtimin e 2 n/stacioneve të reja në Himarë dhe Orikum, dy prej zonave më të frekuentuara gjatë sezonit të verës të cilat kanë shfaqur ndër vite problemet me furnizimin e energjisë elektrike.
Në fjalën e tij për mediat, administratori i OSHEE u shpreh se kompania po mban premtimin dhënë një vit më parë për përmirësimin e situatës së furnizimit me energji gjatë sezonit turistik dhe këto investime që po kryhen janë garancia që kompania u jep abonentëve të saj.“Ne sot jemi këtu për të inspektuar punimet që kanë nisur nga OSHEE dhe brenda pak ditësh përfundon linja e re 35 kV që niset nga Himara drejt Dhërmiut, një investim rreth 250 mln lekë të reja nga ana e kompanisë. Gjithashtu përfundon dhe ristrukturimi i fiderit që niset nga Himara në drejtim të Jalës dhe brenda fundit të muajit maj ne do të nisim montimin e një n/stacioni mobile i cili do të përballojë gjithë fluksin e ngarkesës gjatë sezonit turistik dhe gjatë gjithë vitit kur do të mbarojë ky n/stacion”, u shpreh Çela. Më pas Administratori i OSHEE tha se në sajë të bashkëpunimit dhe me OST, do të bëhet e mundur që këtë sezon turistik të përmirësohet situata e furnizimit me energji elektrike dhe në qytetin e Vlorës e fshatrat rreth saj.
“Këtu jemi në vazhdimësinë e punimeve të linjës 110 kV që do të furnizojë me energji këto dy n.stacione dhe për të demonstruar këto investime dhe investime të tjera që OSHEE ka planifikuar të kryejë jo vetëm për zonën e bregdetit por dhe qytetin e Vlorës. Janë rreth 1.5 mln euro që kanë nisur për qytetin e Vlorës dhe ne shpresojmë që brenda sezonit të përfundojmë pjesën e qytetit, sepse pjesën e Himarës dhe Dhërmiut do e përfundojmë brenda muajit qershor. Ai premtim që kemi thënë se situata do jetë disa herë më e mirë këtë vit do e shihni që do mbahet.”, tha ai.Çela theksoi në fjalën e tij se zgjidhja përfundimtare e cilësisë së furnizimit me energji elektrike për zonën e jugut do të jetë viti 2017. Për këtë tha administratori i OSHEE, është menduar nisja e investimeve në muajin shtator në bashkëpunim me kooperacioni Italian për shtrirjen e rrjetit 20 kV për zonën e Himarës, Dhërmiun, Qeparoit dhe Palasës.
“Nga viti 2017 kjo zonë do të jetë model me standard, dhe qytetarët do të furnizohen me energji elektrike.Nga ana e tyre qytetarët duhet ti përgjigjen kompanisë duke e paguar rregullisht energjinë e konsumuar”, tha administratori i OSHEE Adrian Cela.I pyetur për aksionin ndaj bizneseve debitore të kompanisë që ushtrojnë aktivitetin e tyre gjatë sezonit turistik në zonat bregdetare, administratori i OSHEE deklaroi se ky aksion do të vijojë. Cela i ka bërë thirrje debitorëve të hyjnë në aktmarrëveshje me kompaninë OSHEE, të shlyejnë debinë sepse nuk do të marrin energjinë në qoftë se nuk i kthehen ligjshmërisë. Nga ana e tij, drejtori i OST, Engjëll Zeqo ka vlerësuar bashkëpunimin midis 2 kompanive, OSHEE dhe OST për të kryer investime të rëndësishme në zonën bregdetare të jugut, zonë që sipas kreut të OST, është lënë në harresë prej shumë vitesh.
“Është një përqendrim që po bëjmë me investime në zonën e bregdetit pasi është një zonë e paprekur me investime prej shumë vitesh dhe kërkon këto investime të rëndësishme që do të bëjnë të mundur jo vetëm sigurinë por dhe cilësinë e furnizimit, do reduktohen ndjeshëm problemet. Dy n.stacionet e tjera janë në proces, shumë shpejt ne do të lidhim kontratë sepse janë në vlerësim nga banka gjermane dhe brenda vitit 2017 do të përfundojnë dy n/stacionet e reja të Orikumit dhe Himarës”, u shpreh kreu i OST.Të dy drejtuesit e kompanive OSHEE dhe OST theksuan se këto investime do të garantojnë mbulimin me energji elektrike dhe të fshatrave të jugut të cilat deri më sot kanë vuajtur problemet me furnizimin për shkak të rrjetit të amortizuar të shpërndarjes dhe brenda vitit 2017 do ti jepet zgjidhja përfundimtare kësaj situate.
Më të lexuarat
![Rritet numri i te punesuarve nen 18 vjeç, dominon sektori i sherbimeve Rritet numri i te punesuarve nen 18 vjeç, dominon sektori i sherbimeve](images/news/te rinjte nen 18 sherbim.png)
![Ne korrik 30 vendqendrime avionesh, Et’hemaj: Zgjerohet terminali i Rinasit Ne korrik 30 vendqendrime avionesh, Et’hemaj: Zgjerohet terminali i Rinasit](images/news/zgjerimi i pistes 3 herre.jpg)
![Investimet ne infrastrukturen bujqesore arriten 5.7 milione euro deri ne prill Investimet ne infrastrukturen bujqesore arriten 5.7 milione euro deri ne prill](images/news/infrastruktura bujqesore prill.jpg)
![G7, mbyllet takimi i nivelit te larte me nje paralajmerim te forte per Kinen G7, mbyllet takimi i nivelit te larte me nje paralajmerim te forte per Kinen](images/news/mbyllet takimi i g7.jpeg)
![Putin propozon paqe: Ukraina te terhiqet nga 4 rajone, i japim fund luftes Putin propozon paqe: Ukraina te terhiqet nga 4 rajone, i japim fund luftes](images/news/putin per paqen ne ukraine.jpg)
![Media italiane SiViaggia: Udhetim ne kryeqytetin modern shqiptar, Tirane Media italiane SiViaggia: Udhetim ne kryeqytetin modern shqiptar, Tirane](images/news/udhetim ne tirane media it.jpg)
![Bashkite fituan 4 mln euro nga taksa e hoteleve ne 2023, rriten te ardhurat Bashkite fituan 4 mln euro nga taksa e hoteleve ne 2023, rriten te ardhurat](images/news/bashkite nga hotelet fitimi.jpg)
![APP hap tenderin, 8.1 milione leke per rikonstruksionin e Gjykates Kushtetuese APP hap tenderin, 8.1 milione leke per rikonstruksionin e Gjykates Kushtetuese](images/news/rikonstruksion gjzkata tender.jpg)
![Nga neser efektivet e Policise do te punojne 12 ore ne dite per tre muaj Nga neser efektivet e Policise do te punojne 12 ore ne dite per tre muaj](images/news/policia sezoni turistik pune 12 ore.jpeg)
![Anetaresimi ne SEPA, 100 mln euro kursim nga kostot e remitancave Anetaresimi ne SEPA, 100 mln euro kursim nga kostot e remitancave](images/news/sepa shqiperia anetaresim kursim.jpg)